Apple prezanton iPad AIR

Apple zyrtarisht ka prezantuar modelin më të ri, iPad AIR. Ipadi i ri është vetëm 7mm i trashë, peshon 500 gram dhe është më i shpejtë se iPad’ët e mëhershëm. Ekrani është retina me madhësi 9.7 incha dhe me rezolucion 2048×1536 piksela, ky model është një ri dizajnim i madh nga APPLE që nga vendosja…

Auto & Tek

23/10/2013 23:45

Apple zyrtarisht ka prezantuar modelin më të ri, iPad AIR.

Ipadi i ri është vetëm 7mm i trashë, peshon 500 gram dhe është më i shpejtë se iPad’ët e mëhershëm.

Ekrani është retina me madhësi 9.7 incha dhe me rezolucion 2048×1536 piksela, ky model është një ri dizajnim i madh nga APPLE që nga vendosja në treg të iPad 2 në vitin 2011.

iPad AIR përmban dy procesorë, procesorin A7 dhe procesorin M7. Procesori M7 është vendosur edhe në iPhone 5S e që sipas statisktikave është 8 herë më i shpejtë dhe ka 72 herë grafikë më të mirë se procesorët e vjetër. Ka iSight kamerë 5 megapiksel , facetime HD kamerë të përparme dhe bateri me kohëzgjatje deri në 10 orë.

Gjithashtu, Apple deklaron se iPad AIR ka transfer dy herë më të shpejtë në WI-FI, kjo duke iu falënderuar kartelës së re MIMO 802.11n.

iPad’ët e rinj do të jenë në dispozicion me ngjyrë të kombinuar, gri dhe të bardhë, si dhe gri i mbylltë dhe të zezë.

Çmimi i një iPad AIR do të fillojë nga 499$ në shumicën e vendeve të botës, duke nisur nga data 1 nëntor 2013.

Versioni me mbështetje LTE do të jetë në dispozicion me çmim prej 629$.

Të gjithë iPad’ët e rinj do të shiten me sistemin operativ iOS 7.