Apple mund të lansojë një iMac të ri 27 inç me ekran 5K

Raportohet se Apple është duke punuar në lansimin e një iMac të ri 27 inç që do të kishte një ekran 5K Retina.

Auto & Tek

15/09/2014 18:36

Sipas kompanisë nga Tajvani, WitsView, thuhet se Apple e ka në plan që ta prezantoj modelin e ri të iMac që do të ishte 27 inç dhe me ekran 5k Retina.

“Ky produkt pritet të nxisë një valë të re të kërkesës për monitorin me rezolucion më ultra të lartë,” thotë kompania nga Tajvani, transmeton Lajmi.net.

Së fundmi, ishte kompania Dell ajo e cila e prezantoi modelin e saj të ri të ekranit me cilësinë 5K, dhe përcjellja e këtij trendi duket se e ka tërhequr edhe kompaninë Apple.