Apple me shtëpi të re
Qyteti i Cupertino, California, e ka dhënë aprovimin final dhe Apple mund ta fillojë ndërtimin e super zyrave, të njërit prej projekteve të fundit të Steve Jobs, të cilat do t’i ‘strehojnë’ më shumë se 14,000 punonjës. Selia e re është një ndërtesë spektakolare, në formën e një unaze, e cila tashmë njihet si ‘anija…

Auto & Tek
Qyteti i Cupertino, California, e ka dhënë aprovimin final dhe Apple mund ta fillojë ndërtimin e super zyrave, të njërit prej projekteve të fundit të Steve Jobs, të cilat do t’i ‘strehojnë’ më shumë se 14,000 punonjës.
Selia e re është një ndërtesë spektakolare, në formën e një unaze, e cila tashmë njihet si ‘anija kozmike’, e realizuar nga copa të mëdha prej qelqi dhe e projektuar nga arkitekti Norman Foster.
Disa nga të dhënat e zyrave të reja janë impresionuese. Dhoma e ngrënies mund t’i presë 3 mijë punëtorë, do ta ketë një qendër të shëndetit dhe të ‘fitnessit’ në një ndërtesë të veçantë. Do të ketë edhe kate nëntokësore dhe do ta ketë një parking nëntokësor për 2,400 makina.
Zyrat do të ndërtohen në tokën e blerë nga vitin 2010 nga gjiganti tjetër HP me një shumë prej 300 milionë dollarësh dhe Apple shpreson që ndërtesa e mrekullive të përfundojë më 2016.
Zyrat e reja të Apple do ta zënë vetëm 20 për qind të tokës, sepse 80 për qindëshi mbahet nga ndërtimet e mëparshme të HP.