Apple, marka më e vlefshme në botë

Apple është një markë gjigante dhe për këtë s’ka diskutim. Por, jo vetëm kaq. Për të tretën herë me radhë, kompania gjigante amerikane është zgjedhur marka më e vlefshme në botë, sipas revistës ekonomike amerikane Forbes. Vlera e Apple shkon deri në 104 miliardë dollarë. Kompania që prodhon iPhone, iPad, Lap Top, Televizorë etj, e…

Auto & Tek

11/11/2013 19:00

Apple është një markë gjigante dhe për këtë s’ka diskutim. Por, jo vetëm kaq. Për të tretën herë me radhë, kompania gjigante amerikane është zgjedhur marka më e vlefshme në botë, sipas revistës ekonomike amerikane Forbes.

Vlera e Apple shkon deri në 104 miliardë dollarë. Kompania që prodhon iPhone, iPad, Lap Top, Televizorë etj, e ka lënë prapa kompaninë e kompjuterëve, Microsoft, që vlerësohet 56.7 miliardë, kurse në ‘podium’ futet edhe kompania e pijeve Coca-Cola, me një vlerë prej 54.9 miliardë dollarësh.

Vendi i katërt është rezervuar për kompaninë IBM, që gjendet përpara Google dhe McDonald’s. Sukses të madh ka arritur kompania e teknikës së bardhë, Samsung, që tash është e nënta. Nëse vazhdon me këtë ritëm, Samsung mund të futet në Top5 në një të ardhme të afërt.