Apple lanson platformën edukative për iPad

Së paku dy vjet më parë, Apple e kishte venë në qendër të vëmendjes Ipadin, si mjetin kryesor për edukimin e së ardhshmes. Jo vetëm që e posedon një platformë speciale për leximin e librave interaktivë (iBooks 2), po ashtu krijon lehtësisht (iBooks Author), e deri te një gamë e mjeteve të shërbimit si iTunes…

Auto & Tek

23/01/2014 11:35

Së paku dy vjet më parë, Apple e kishte venë në qendër të vëmendjes Ipadin, si mjetin kryesor për edukimin e së ardhshmes. Jo vetëm që e posedon një platformë speciale për leximin e librave interaktivë (iBooks 2), po ashtu krijon lehtësisht (iBooks Author), e deri te një gamë e mjeteve të shërbimit si iTunes U, për t’i publikuar këto përmbajtje edukative dhe për profesorë për t’i menaxhuar klasat e tyre me iPad.

Sot, Apple ka njoftuar se këto mjete dhe sidomos “iTunes U Course Manager” janë tashmë në dispozicion në më shumë se 50 vende. Sipas njoftimit, librat e teksteve interaktive të iBooks mund të përdoren nga mësuesit dhe studentët në 51 vende, përfshirë këtu edhe Spanja, Brasili, Italia e Japonia.

Ju gjithashtu mund të hyni edhe në mjetin iTunes U Course Manager, që mundëson krijimin dhe shpërndarjen e testeve për studentët, apo të ndahen ato publikisht përmes programit iTunes U, që është në dispozicion të iPhone dhe iPad, por edhe në kompjuter si Macintosh të Apple.

iTunes U Course Manager ua mundëson profesorëve që t’i ndajnë burimet dhe njohuritë e tyre me klasën apo me tërë botën, duke i integruar shënimet apo dokumentet, së bashku me studentët përmes Internetit, librat e iBooks Store, materiale tjera të iTunes U ekzistues, përfshirë këtu edhe aplikacionet për iOS. Kjo metodë e Apple duket mjaft praktike, për zhvillimin e arsimimit përmes teknologjisë.