Apple iPad 5 dhe iPad mini 2

Apple iPad 5 dhe Ipad mini 2 do të pajisen me kamerë më kualitative si ai në iPhone dhe do të kenë senzorë të kualitetit të lartë të prodhuar nga kompania e njohur SONY. Me sensorë te ri nga SONY, Apple do të shtyjë rezolucionin e fotografive nga 5MP sa është tani në 8MP në…

Auto & Tek

05/10/2013 14:29

Apple iPad 5 dhe Ipad mini 2 do të pajisen me kamerë më kualitative si ai në iPhone dhe do të kenë senzorë të kualitetit të lartë të prodhuar nga kompania e njohur SONY.

Me sensorë te ri nga SONY, Apple do të shtyjë rezolucionin e fotografive nga 5MP sa është tani në 8MP në gjeneratën e pestë të iPad-ve. Supozohet se do të përdoren modulet si ato në iPhone 5S.

Së bashku me sensor në iPad 5 do të përditësohet moduli i lentës i cili do të ketë hapje më të madhe për marrjen e fotografive sa më kualitative e cila do të prodhohet nga kompanitë Genius Optics and Largan. Te dy kompanitë janë përgjegjëse për pjesë optike që po shfrytëzohet në Apple iPhone 5s dhe 5c.

Me këtë veprim Apple dëshiron që iPad-et t’i dallojë nga konkurrentët në një treg të stërmbushur me tabletë.

Letra e fortë në të cilën Apple ka luajtur me konkurrentët e saj ka qenë ekrani retina i cili ka qenë shume mirë i pritur nga shfrytëzuesit por edhe i cili është inplementuar në mënyre efikase nga konkurrentët në produktet e tyre.

Së fundmi, produkti i Amazonit Kindle Fire HDX me ekran 8.9 Incha ka 323 dhe 339 ppi (pixella per inch), e i cili ka dhënë pamje më të mirë se produktet e Apple në të cilën ekranet kanë 264 ppi.

Supozohet që Apple do të inplementoj teknologjinë e re “GF DITO” apo (GF2) të ekraneve me prekje i cili është për 23% me i hollë dhe 53% më i lehtë se ekranet e mëhershëm.

Do të shohim se sa do të mund t’i bëjë konkurrencë modelit më të fundit nga Sony. Aktualisht, modeli i fundit Sony Xperia Tablet Z është favorit tek kritikët.