Apple e Samsung i luftojnë hajdutët

Dy gjigantët botërorë të telefonisë, Apple e Samsung, janë të vendosur që t’i luftojnë hajdutët. Shifrat tregojnë se në Irlandë është shtuar numri i krimit, respektivisht i vjedhjes së telefonave mobilë, njëjtë siç ndodh shpesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vere, në San Francisco është mbajtur një mbledhje për ‘smartphone’, për…

Auto & Tek

08/11/2013 12:00

Dy gjigantët botërorë të telefonisë, Apple e Samsung, janë të vendosur që t’i luftojnë hajdutët. Shifrat tregojnë se në Irlandë është shtuar numri i krimit, respektivisht i vjedhjes së telefonave mobilë, njëjtë siç ndodh shpesh edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë kësaj vere, në San Francisco është mbajtur një mbledhje për ‘smartphone’, për ta gjetur një zgjidhje rreth parandalimit të vjedhjes së telefonave mobilë.

Ka mënyra të ndryshme të vjedhjes së telefonave, siç është përdorimi i biçikletës, duke i grabitur femrat që janë duke e përdorur atë.

Sistemi i ri operativ i mobilëve të Apple iOS 7 përfshin një funksionalizim të sigurisë, të quajtur ‘aktivizo bllokimin’, i cili funksionon automatikisht për gjetjen e iPhone . Kjo ua pamundëson hajdutëve shitjen e këtyre telefonave, që bëhen jofunksional.

E njëjta gjë vlen edhe për telefonin Samsung Galaxy S4, i cili e përfshin një opsion që i fshin të gjitha fotografitë dhe të dhënat, duke e bërë atë të papërdorshëm për hajnat.