Apple e blen ‘PrimeSense’

Siç ua kemi bërë me dije ditë më parë, tashmë është konfirmuar se Apple e ka blerë kompaninë izraelite ‘PrimeSense’ për një shumë të përafërt me 360 milionë dollarë. Qysh në mes të korrikut ishin publikuar disa spekulime se gjiganti amerikan dëshironte t’i blinte aksionet e kompanisë ‘PrimeSense’, krijues të teknologjisë në të cilën ishte…

Auto & Tek

27/11/2013 06:00

Siç ua kemi bërë me dije ditë më parë, tashmë është konfirmuar se Apple e ka blerë kompaninë izraelite ‘PrimeSense’ për një shumë të përafërt me 360 milionë dollarë.

Qysh në mes të korrikut ishin publikuar disa spekulime se gjiganti amerikan dëshironte t’i blinte aksionet e kompanisë ‘PrimeSense’, krijues të teknologjisë në të cilën ishte bazuar sistemi Kinets i Microsoftit dhe që mundëson kontrollimin e lojës përmes një tastiere apo të gjesteve dhe lëvizjeve të trupit.

Sot, ‘All Things Digital’ ka konfirmuar se Apple e ka realizuar këtë blerje për afro 360 milionë dollarë, shumë më tepër sesa shuma që e kishte ofruar në muajin korrik (280 milionë).

Blerja e ‘PrimeSense’ ia jep Apples një qasje në një teknologji të ngjashme me atë të Kinect, si dhe zhvillimet apo linjat e reja që mund të dalin nga integrimi me Apple.

Natyrisht, ideja e parë që spekulohet është se Apple e ka ndërmend ta përdor teknologjinë e ‘PrimeSense’ në AppleTV, për t’i shtuar kapacitetet e lojërave, stilin e Xbox, apo ta përfshirë integrimin e kësaj teknologjie në televizorin e saj të së ardhmes.

Kinect nuk është produkti i vetëm interesant që e ka prodhuar ‘PrimeSense’. Kompania e kishte prezantuar së fundmi skanerin 3-D Sense, një skaner që mundëson digjitalizimin e objekteve tredimensionale, të gjata deri në 3 metra dhe që çmimi i një objekti sillet prej afro 330 eurosh.