Apple dhe Google e kanë një rival të përbashkët – Jawbone

Shumë kohë para se të kishte pajisje të xhepit, na ishte Jawbone. Kjo kompani që prodhonte hardware dhe pajisje të vogla tani është një kompani multi-miliardësh, dhe po bëhet vazhdimisht më e fuqishme. Kohëve të fundit, Jawbone po sjellë shumë vëmendje. Kompania së fundi e ka lansuar një pajisje elektrike, një rrip të dorës që…

Auto & Tek

06/03/2014 16:54

Shumë kohë para se të kishte pajisje të xhepit, na ishte Jawbone.

Kjo kompani që prodhonte hardware dhe pajisje të vogla tani është një kompani multi-miliardësh, dhe po bëhet vazhdimisht më e fuqishme.

Kohëve të fundit, Jawbone po sjellë shumë vëmendje. Kompania së fundi e ka lansuar një pajisje elektrike, një rrip të dorës që kontrollon se si ne flemë dhe lëvizim.

Jawbone po ashtu është krijues i altoparlantit pa tela “Jambox” që ofron edhe shërbim me Bluetooth. Por, ndryshe nga prodhuesit tjerë, Jawbone dallohet përmes projektimit, duke u bërë shumë atraktivë në dukjen e pajisjeve të krijuara.

Por, Jawbone nuk është e interesuar vetëm që të mat mënyrën se si ecim e flemë, Jawbone është i interesuar që të zhytet thellë në sistemin e gjumit, motit dhe të ushqyerit, duke i lidhur shënimet e marra me analizat e shëndetit.