Apple dëshiron të blejë Beats për 3.2 miliardë dollarë

Apple raportohet se është duke negociuar për blerjen e Beats për 3.2 miliardë dollarë, bazuar në një raport të ri të \'The Financial Times\'.

Auto & Tek

09/05/2014 19:08

Marrëveshja do të përfshinte shërbimin Beats Music dhe gjithashtu pjesën e kompanisë e cila prodhon kufje dhe altoparlantë.

Blerja, e cila do të ishte më e madhja e Apple, mund të përfundojë javën e ardhshme, thotë gazeta.

Apple refuzoi të japë ndonjë koment për këtë, por dihet se kompania tashmë një kohë të gjatë shet produkte të Beats në shitoret e saj.

Beats ishte themeluar në vitin 2008 nga muzikanti Jimmy Iovine dhe reperi Dr.Dre.

Blerja më e madhe e Apple ishte në vitin 1997 kur bleu kompjuterin NeXT, blerje kjo që më pas i mundësoi Steve Jobs-it të bëhet CEO i kompanisë.

Apple shpenzoi 404 milionë dollarë për të blerë kompaninë NeXT. Në vazhdimësi Apple ka blerë një numër firmash të vogla, pa i bërë ato zyrtare formalisht. Në një intervistë në muajin e kaluar, Cook tha se kompania ka blerë 24 kompani në 18 muajt e kaluar.