Apostolova dhe Yagcilar diskutojnë për reformën në administratën Publike

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, sot është takuar me Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar.

Lajme

04/11/2016 20:11

Në këtë takim, është diskutuar për reformën në administratën Publike.

“Bashkëbiseduesit diskutuan në detaje ecurinë e procesit të reformave në institucionet e Kosovës. Apostolova vuri në dukje progresin e bërë deri më tani por i bëri thirrje Ministrit të vazhdojë të adresojë sfidat e ardhshme që lidhen me sigurimin e administratës publike efektive dhe efikase”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së./Lajmi.net