Aplikacion për sëmundjen e epilepsisë

Një aplikacion për sëmundjen e epilepsisë është duke u projektuar për t’i ndihmuar mjekët dhe familjarët e të sëmurëve nga epilepsia, që të përcaktojnë kur është duke pasur apo kur do të ketë një person sulm të sëmundjes. Sipas një zbulimi të ri, aplikacioni i ri i telefonave të mençur, i cili u testua në…

Lifestyle

25/02/2014 16:42

Një aplikacion për sëmundjen e epilepsisë është duke u projektuar për t’i ndihmuar mjekët dhe familjarët e të sëmurëve nga epilepsia, që të përcaktojnë kur është duke pasur apo kur do të ketë një person sulm të sëmundjes.

Sipas një zbulimi të ri, aplikacioni i ri i telefonave të mençur, i cili u testua në Indi dhe Nepal, mund të ndihmojë njerëzit të zbulojnë sulmet apo kapjet epileptike dhe për të marrë një trajtim më të mirë gjatë sulmit.

Në studimin e parë është projektuar një aplikacion epilepsie, i cili është bërë për t’i ndihmuar edhe ata që nuk janë mjekë, por që kanë anëtarët e familjes të sëmurë nga kjo sëmundje dhe që të jenë në gjendje t’i japin një trajtim më të mirë të sëmurit.

“Shpesh herë mund të jetë e vështirë për ta përcaktuar nëse dikush është duke pasur një sulm epilepsie apo jo”, tha autori i studimit Viktor Patterson, një neurolog nga Britania e Madhe.

Ky aplikacion do t’u ndihmojë profesionistëve të shëndetit të vlerësojnë dhe të bëjnë diagnozën më lehtë, sidomos kur mjekët nuk janë në dispozicion, tha Patterson.

Për ta krijuar këtë aplikacion, studiuesit i pyetën 67 njerëz rreth sulmeve apo komplikimeve të tyre epileptike. Nga përgjigjet e marra nga të pyeturit dhe më pas në bazë të hulumtimeve të ndryshme mjekësore, është krijuar ky aplikacion.

Më pas, aplikacioni ishte testuar në 132 njerëz në Indi dhe Nepal. Rezultatet e marra u krahasuan me diagnozën e mjekut dhe aplikacioni ishte i saktë 96% me diagnozën e mjekut.

Aplikacioni gjithashtu e bën më të lehtë dhe më efikase punën e mjekëve për ta menaxhuar kujdesin ndaj pacientëve të tyre kur kanë ndonjë sulm akut.

“Ata që trajtojnë pacientët kur kanë goditje akute, shpesh kanë nevojë për të kryer shumë detyra në të njëjtën kohë”, tha Nguyen, nga Universiteti i Pensilvanisë në Filadelfia.

Aplikacioni do të prezantohet në Akademinë e Neurologjisë Amerikane në takimin e radhës.