APK publikoi të dhënat e deklarimit të pasurisë 2025, iu bie komplet faqja

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat nga deklarimi i pasurisë për vitin 2025. Pak kohë pasi këto të dhëna janë bërë publike, faqja e tyre ka rënë dhe është e paçasshme për të gjithë. Nëse kjo është si shkak i mbingarkesës apo ka problem tjetër, ende nuk dihet. Zyrtarët shtetërorë, mjekët e…

Lajme

23/04/2025 15:06

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat nga deklarimi i pasurisë për vitin 2025.

Pak kohë pasi këto të dhëna janë bërë publike, faqja e tyre ka rënë dhe është e paçasshme për të gjithë.

Nëse kjo është si shkak i mbingarkesës apo ka problem tjetër, ende nuk dihet.

Zyrtarët shtetërorë, mjekët e profesorët kanë deklaruar pasurinë e tyre që nga 1 marsi deri me 31 mars.

Zyrtarët publik, janë të detyruar që të deklarojnë pasurinë tri herë.

Deklarimi i pasurisë bëhet së pari, brenda një muaji kurdo që marrin mandatin apo detyrën zyrtare, pastaj deklarimin e rregullt vjetor që bëhet nga 1 marsi deri më 31 mars, si dhe deklarimin brenda një muaji pasi kanë mbaruar mandatin apo detyrën zyrtare.