Apeli e shpall të pafajshëm Luiz Ejllin

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani. Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga…

ShowBiz

08/05/2025 13:33

Gjykata e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka pranuar kërkesën ankimore të avokatëve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit Luiz Ejlli dhe Fatmir Avdurramani.

Luiz Ejlli ishte deklaruar fajtor dhe dënuar me një vit burgim për falsifikim dokumentesh nga Shkalla e Parë Fier.

Ejlli ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në kohën kur ka mbajtur detyrën e noterit.