Apel prekës për ndihmë: Familja Grapci kërkon mbështetje për vajzën e tyre Noelën
Një apel emocional për ndihmë është publikuar në rrjetin social Facebook nga Eroll Grapci, i cili ka rrëfyer historinë e vështirë të vajzës së tij, Noelës. Sipas tij, Noela ka kaluar një betejë të rëndë me një tumor agresiv në tru, të cilën ka arritur ta fitojë, duke shpëtuar jetën. Megjithatë, sfidat për familjen nuk…
Lajme
Një apel emocional për ndihmë është publikuar në rrjetin social Facebook nga Eroll Grapci, i cili ka rrëfyer historinë e vështirë të vajzës së tij, Noelës.
Sipas tij, Noela ka kaluar një betejë të rëndë me një tumor agresiv në tru, të cilën ka arritur ta fitojë, duke shpëtuar jetën. Megjithatë, sfidat për familjen nuk kanë përfunduar.
Familja Grapci përballet aktualisht me një borxh prej 80 mijë eurosh ndaj spitalit ku është trajtuar vajza e tyre në Gjermani. Për shkak të kësaj shume të papaguar, spitali ka ndërprerë çdo kontroll dhe ekzaminim të domosdoshëm, përfshirë edhe rezonancat (MRT), të cilat janë jetike për të monitoruar nëse sëmundja mund të rikthehet.
Në reagimin e publikuar, nëna e Noelës, Brikena Trakaniqi, shpreh frikën dhe dhimbjen e një prindi që nuk mund t’i sigurojë fëmijës trajtimin e nevojshëm për shkak të pamundësisë financiare.
Familja u bën thirrje qytetarëve që të kontribuojnë sipas mundësive, duke theksuar se çdo ndihmë është një shans më shumë për jetën dhe shëndetin e Noelës. /Lajmi.net/