Apel për ndihmë: Të bashkohemi për Rinesën, artisten e re që po lufton një tumor në tru

Një lajm tronditës ka prekur botën e muzikës shqiptare: këngëtarja dhe kompozitorja e njohur si Rinesancë, emri i vërtetë Rinesa Qeriqi, është diagnostikuar me një tumor serioz në tru në moshën vetëm 24-vjeçare. Artistja e re, e cila po ndërtonte me përkushtim karrierën e saj në Toronto, Kanada, është detyruar të ndërpresë çdo aktivitet muzikor dhe…

Lajme

07/05/2025 16:09

Një lajm tronditës ka prekur botën e muzikës shqiptare: këngëtarja dhe kompozitorja e njohur si Rinesancë, emri i vërtetë Rinesa Qeriqi, është diagnostikuar me një tumor serioz në tru në moshën vetëm 24-vjeçare.

Artistja e re, e cila po ndërtonte me përkushtim karrierën e saj në Toronto, Kanada, është detyruar të ndërpresë çdo aktivitet muzikor dhe akademik për t’u përballur me një betejë të vështirë shëndetësore

. Vetëm brenda një jave, Rinesa ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale në tru dhe aktualisht ndodhet në rehabilitim, në pritje të një trajtimi radiologjik.

Për të përballuar kostot e larta të trajtimit, familja e saj ka hapur një GoFundMe, ku ftohen të gjithë dashamirët e muzikës dhe ata që njohin shpirtin e saj artistik, të kontribuojnë financiarisht apo thjesht duke shpërndarë thirrjen për ndihmë.

Rinesa ka lënë gjurmë me zërin dhe stilin e saj të veçantë, ndërsa tani ka nevojë për mbështetjen e secilit prej nesh.

🔗 Mbështet Rinesën duke klikuar KËTU:

https://www.gofundme.com/f/7n3py-help-rinesa-qeriqi-fight-brain-tumor