Apartamente, dyqane e automjete, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri me vlerë 2 milionë euro

Me kërkesë të Prokurorisë Vlorë janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro. Në njoftimin e prokurorisë thuhet se është vendosur masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, raporton abcnews.al. “Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga…

Lajme

03/11/2025 14:47

Me kërkesë të Prokurorisë Vlorë janë sekuestruar pasuri në vlerë rreth 2 milionë euro.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se është vendosur masa e sigurimit pasuror ‘Sekuestro Preventive’ për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme, raporton abcnews.al.

“Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1119, të vitit 2023, mbi bazën e materialeve të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë sekuestrimi u bë për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Detajet nga Prokuroria:

Pasuria e llojit “apartament” me sip.82 m2, ZK 8603, lagja “29 Nëntori”, Vlorë, në zotërim të shtetasit T.Q.

Pasuria e llojit “arë”, sip. 2000 m², Radhimë, në zotërim të shtetasve E.K dhe F.K;

Pasuria e llojit “apartament” me nr.98/3+3-22, e llojit apartament me sip.108.5 m2, nr.ap.22, ndërtuar nga shoqëria “Besa G&T” në komunën “Farkë”, “Sauk”, në zotërim të shtetases E.Q;

Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.50.6 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë;

Pasuria e llojit njësi tregtare “dyqan”, kati 1, me sip.89.8 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q

Pasuria e llojit “post parkimi”, nr.7, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 20.5 m2, sip.totale 34.9 m2, në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.8, kati 1, me sip.14.9 m2, sip. e përbashkët 21.5 m2, sip.totale 36.4 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q ;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.9, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.12, kati 1, me sip.14.3 m2, sip. e përbashkët 22.2 m2, sip.totale 36.5 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.11, kati 1, me sip.15 m2, sip. e përbashkët 21 m2, sip.totale 36 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q;

Pasuria e llojit “post parkimi” nr.10, kati 1, me sip.11.5 m2, sip. e përbashkët 16.6 m2, sip.totale 28.1 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, porositur nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A6, kati 9, me sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A7, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A8, kati 9, me sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2 prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A4, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q ;

Pasuria e llojit “apartament” A5, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, të objektit B, ndërtuar nga shoqëria “Lespipa” shpk, sipas lejes së ndërtimit nr.7, prenotuar nga shtetasi T.Q.;

Pasuria e llojit “apartament” A3, kati 9, sip.49.7 m2, sip. ballkoni 9.8 m2, sip. e përbashkët 5.55 m2, sip.totale 65.05 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.,

Pasuria e llojit “apartament” A2, kati 9, sip.77.6 m2, sip. ballkoni 21.9 m2, sip. e përbashkët 8.95 m2, sip.totale 108.45 m2, ndodhur në lagjen “1 maji”, Vlorë, prenotuar nga shtetasi T.Q.