​Anushiq: Bashkëpunimi ushtarak Kroaci-Kosovë-Shqipëri s’është kërcënim, synon stabilitetin e rajonit

Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq. “Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe…

Lajme

13/02/2026 08:19

Bashkëpunimi ushtarak mes Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë nuk paraqet asnjë kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është stabiliteti i rajonit, ka deklaruar të enjten ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për BE, Kosova synon anëtarësimin në BE dhe NATO, Kroacia është anëtare e BE-së dhe NATO-s, dhe për këtë arsye interesat tona janë të përbashkëta. Ne kemi interes stabilitetin e këtij rajoni të Evropës, e jo destabilizimin”, ka thënë Anushiq për agjencinë e lajmeve “Beta”, transmeton KosovaPress.

Siç ka thënë ai, Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, “njëjtë sikur që janë të gatshëm të ndihmojnë edhe Serbinë”.

“Kroacia dëshiron t’i ndihmojë Shqipërisë dhe Kosovës në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE, përkatësisht në BE dhe NATO, ashtu siç jemi të gatshëm ta bëjmë edhe për Serbinë, nëse vendos të ndjekë rrugën evropiane apo atë të NATO-s… Nuk kemi qenë kurrë kërcënim për askënd, e veçanërisht jo Kroacia, dhe as nuk e planifikojmë të jemi. Anëtarësimi ynë në NATO dhe BE na obligon dhe ne as mundemi, as duam të veprojmë ndryshe”, tha më tej ministri kroat i Mbrojtjes”, theksoi ministri kroat, i cili sot mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.