Anulohet vendimi për shkarkimin e U.D Kryeprokurorit Besim Kelmendi, Supremja aprovon kërkesën
Gjykata e Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D i Kryeprokurorit të Shtetit. Kjo Gjykatl ka anuluar vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij nga kjo pozitë, duke e cilësuar të kundërligjshëm, dhe e ka kthyer këtë lëndë në rishqyrtim dhe rivendosje në KPKl. Nga Gjykata Supreme kanë…
Lajme
Gjykata e Supreme e ka aprovuar si të bazuar ankesën e paraqitur nga Besim Kelmendi, U.D i Kryeprokurorit të Shtetit.
Kjo Gjykatl ka anuluar vendimin e KPK-së për shkarkimin e tij nga kjo pozitë, duke e cilësuar të kundërligjshëm, dhe e ka kthyer këtë lëndë në rishqyrtim dhe rivendosje në KPKl.
Nga Gjykata Supreme kanë thënë se, pas vlerësimit të pretendimeve ankimore, kanë gjetur se ankesa është e bazuar.
“Meqenëse vendimi mbi shkarkim është marrë bazuar në pretendimet se U.D i kryeprokurorit të shtetit, përmes deklarimeve në Këshill dhe media ka shprehur qëndrim të njëanshëm, të cilat qëndrime dhe deklarime kanë denigruar pozitën e tij dhe kanë cenuar besimin e sistemit prokurorial dhe të publikut, janë elemente të përgjegjësisë disiplinore që përfshihen në kuadër të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Gjykata Supreme e Kosovës nisur nga kjo gjendje e çështjes, vlerëson se qëndrimi dhe përfundimi juridik i Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk është i drejtë dhe i ligjshëm. Kjo, pasi që vendimi i atakuar është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës të Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, dhe Kodit të Etikës Profesionale për Prokurorë”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Sipas Gjykatës Supreme vendimi i atakuar është i kundërligjshëm, arbitrar dhe i pa bazë, sepse është kontradiktor në vetvete nga fakti se ku mbështetet një vendim i tillë (baza ligjore), dhe kjo krijon pasiguri se si ka mundësi një organ i tillë të merr vendime pa bazë ligjore specifike dhe referuar në dispozita që nuk i japin autorizime të veprojë në formën dhe mënyrën se si ka vepruar.
“Është procedurë e pa mbështetur në ligj dhe atë që nga fakti i rendit të ditës, caktimit të të njëjtit, ndryshimit të rendit të ditës, votimit, procedimit, përfundimit, rihapjes apo takimit të ri deri te vendimi i atakuar për shkarkim”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/