Anulohet shfaqja e filmit serbo-rus në Bujanoc, kjo është arsyeja

Filmi serbo-rus “Ballkan Border”, nuk do të shfaqet në komunën e Bujanocit.

ShowBiz

17/04/2019 15:19

Autorët e filmit “Ballkan Border”, të cilët pretendojnë se ky film është i frymëzuar nga ngjarjet e vërteta të luftës së fundit të Kosovë në vitin 1999, nuk do të shfaqet në Qendrën e Kulturës në Bujanoc, pavarësisht paralajmërimeve.

Anulimi i shfaqjes së këtij filmi është bërë për shkak se mund të shkaktojë tensione, transmeton lajmi.net.

Siç raporton televizioni publik serbe, ka qenë vetë drejtori i Qendrës së Kulturës në Bujanoc që ka kërkuar që të ndalohet shfaqja e këtij filmi për shkak se mund të shkaktojë tensione mirëpo, askush nga ky institucion zyrtarisht nuk ka pranuar të flasin.

Filmi serbo-rus “Ballkan Border”, pretendohet nga autorët se tregon të vërtetën e veprimit të specialistëve rusë në aeroportin e Prishtinës menjëherë pas bombardimeve në vitin 1999. /Lajmi.net/