Anulohet konkursi për drejtor të KEK-ut
Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar konkursin për drejtor menaxhues i cili ishte hapur me 6 prill të këtij viti.
Lajme
AktivPress mëson se krahas kësaj janë anuluar edhe dy pozita të tjera që ishin paraparë me të njëjtin konkurs. Bëhet fjalë për pozitën e Drejtorit Ekzekutiv Financiar dhe Këshilltarit të përgjithshëm/Sekretar i Korporatës.
Anulimi i këtij konkursi thuhet se është bërë duke u mbështetur në vendimin e Bordit të drejtorëve të KEK-ut, të datës 23.05.2018.
Me vendimin për anulimin e konkursit tashmë janë njoftuar të gjithë kandidatët që kanë pretenduar të vijnë në këto pozita.
Vetëm për pozitën e Drejtorit menaxhues kishin aplikuar 24 kandidatë.