Anulohet konferenca për shtyp: Zelensky largohet më herët se sa ishte menduar nga Shtëpia e Bardhë

Konferenca për shtyp e Donald Trump me Volodymyr Zelenskyy këtë mbrëmje është anuluar. Dy liderët pritej të dilnin para mediave në Shtëpinë e Bardhë, raporton Sky News. Megjithatë, pas takimit me shumë tensione në Zyrën Ovale (presidenti ukrainas tani pritet të largohet herët nga Shtëpia e Bardhë. Në një deklaratë në llogarinë e tij në…

Bota

28/02/2025 19:52

Konferenca për shtyp e Donald Trump me Volodymyr Zelenskyy këtë mbrëmje është anuluar.

Dy liderët pritej të dilnin para mediave në Shtëpinë e Bardhë, raporton Sky News.

Megjithatë, pas takimit me shumë tensione në Zyrën Ovale (presidenti ukrainas tani pritet të largohet herët nga Shtëpia e Bardhë.

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Truth Social, Trump tha se Zelensky “nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika”, duke shtuar “ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe”.