Anulimi i konferencës së Trendafilovës, Dhomat e Specializuara shprehin keqardhje: U anulua në interes të sigurisë publike
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSPK), kanë reaguar pasi është anuluar konferenca e planifikuar të kryetares Ekaterina Trendafilova. Specialja thotë se konferenca për shtyp është anuluar në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës “Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave…

Lajme
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSPK), kanë reaguar pasi është anuluar konferenca e planifikuar të kryetares Ekaterina Trendafilova.
Specialja thotë se konferenca për shtyp është anuluar në interes të sigurisë publike dhe sipas këshillimit nga Policia e Kosovës
“Duke mbajtur parasysh se gjykimet mbahen jashtë Kosovës, Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë synim të mbajnë vazhdimisht të informuar publikun në Kosovë lidhur me proceset gjyqësore në Hagë, për informacion të përditësuar, objektiv dhe transparent. Ky ishte qëllimi i vizitës së Kryetare Trendafilovës në Kosovë këtë javë dhe gjithashtu i takimeve me gazetarët në Kosovë si takimi që ishte planifikuar sot, ku mediat mund të bëjnë pyetje dhe dëgjojnë përgjigje nga gjykata”, thuhet në komunikatë.
Tutje thuhet se “nuk ishte e mundur që aktiviteti të mbahej sot për shkak të protestave të veteranëve dhe të tjerëve ku u hodhën bomba tymuese që u bënë për të penguar mbajtjen e takimit. Duke njohur të drejtën demokratike për protestë paqësore, DHSK-ja shpreh keqardhjen që në situatën e sotme gazetarët u penguan që t’i bënin pyetje vetë Kryetares së Gjykatës”.
“DHSK-ja mbetet e angazhuar për informimin në mënyrë transparente të publikut dhe gazetarëve në Kosovë në lidhje me ecurinë e procese gjyqësore në Hagë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, thuhet në komunikatë.