Anulimi i fluturimeve direkte drejt Gjermanisë – Reagon MPJD

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas anulimit të fluturimeve direkte Kosovë – Gjermani. Anulimi i fluturimeve u bë për shkak të grevave të punonjësve në 13 aeroporte gjermane, transmeton lajmi.net. Një gjë të tillë e ka sqaruar MPJD përmes Facebook duke i lajmëruar qytetarët se anulimi i fluturimeve u bë për…

Lajme

10/03/2025 15:14

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas anulimit të fluturimeve direkte Kosovë – Gjermani.

Anulimi i fluturimeve u bë për shkak të grevave të punonjësve në 13 aeroporte gjermane, transmeton lajmi.net.

Një gjë të tillë e ka sqaruar MPJD përmes Facebook duke i lajmëruar qytetarët se anulimi i fluturimeve u bë për shkak të grevës.

“Ju njoftojmë se, për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme pritet të anulohen fluturimet në këto aeroporte.

Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se kjo situatë prek edhe linjat direkte ndërmjet Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës.” – thuhet në njoftim.

MPJD në fund ka thënë se për njoftime të reja, ju ftojmë të përcillni faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.