Antonio Rudiger arrin marrëveshje joformale me Real Madridin

Mbrojtësi Antonio Rudiger është pranë kalimit te Real Madrid, me trajnerin e Chelseas, Thomas Tuchel që do humbas mbrojtësin më të mirë.

Sport

08/12/2021 10:01

Gjermanit i skadon kontrata në verë dhe është i lirë që në janar të nënshkruajë parakontratë me çdo skuadër, përpos rivalëve të Premierligës, transmeton lajmi.net.

Sipas Independent, “Los Blancos” tashmë kanë arritur marrëveshje joformale me gjermanin.

Rudiger përfaqësohet nga vëllau, Sahr Senesie, që thuhet se është takuar me përfaqësuesit e Madridt muajin e kaluar, aty ku edhe është arritur marrëveshja.

Asgjë ende nuk është nënshkruar, me Chelsean që i ka bërë një ofertë për rinovim, mirëpo raportohet se është refuzuar.

E tëra është sepse oferta e bërë nga “Blutë” nuk ka qenë aq luksoze sa e Bayern Munichut, apo gjigantit madrilen./Lajmi.net