Anton Quni nuk e mohon mundësinë e koalicionit me Vetëvendosjen: Qeveria e ardhshme duhet të jetë kredibile

Anton Quni nga LDK nuk ka mohuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje. “Unë nuk kam personalisht vija të kuqe për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni për rtv21. Quni megjithatë thotë se për një koalicion i…

Lajme

21/03/2025 14:40

Anton Quni nga LDK nuk ka mohuar mundësinë e koalicionit paszgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë nuk kam personalisht vija të kuqe për kundër gjitha atyre frustrimeve dhe konfuzioneve që janë shkaktu, këto janë çështje që diskutohen në organet më të larta të LDK-së”, tha Quni për rtv21.

Quni megjithatë thotë se për një koalicion i tillë duhet të arrihet implementimi i programit të tyre qeverisës.

“Janë shumë të panjohura të cilat do të munden me u diskutu, ne e kemi një program politik me të cilin kemi bërë ofertë qytetarëve dhe për të cilin ne besojmë se Kosovën e nxjerr nga ky qorrsokak. Edhe nëse ne arrijmë si parti politike me implementu programin tonë në qeverisës atëherë duhet të merren në konsideratë të gjitha opsionet”, shtoi ai.

Tutje ai tha se qeverinë e ardhshme e presin procese komplekse, duke komentuar edhe kërkesën e ndërkombëtarëve për qeveri stabile.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve është shumë e arsyeshme nga fakti se në agjendën e cilës do qeveri do të jenë disa prioritete esenciale për të ardhmen e Kosovës, jo vetëm të Kosovës por edhe për rajonin me gjerë. Prandaj duke filluar nga partia fitues e cila do e ketë mundësinë ta ndërtojë koalicionin deri të opsionet tjera duhet ta kenë parasysh këtë fakt se një qeveri e radhës duhet të jetë kredibile për faktin se do menaxhoj procese shumë komplekse për të ardhmen e Kosovës”, deklaroi Quni.