Anton Quni: Me këngën “Djali i Kosovës” të Edona Llalloshit, e nisnin ditën luftëtarët e lirisë

Anton Quni ka disa fjalë për Edona Llalloshin.

ShowBiz

17/12/2019 17:26

Anton Quni ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku u shfaq pranë Edona Llalloshit dhe prindërve të saj, shkruan lajmi.net.

Pranë këtyre fotove, Quni dha një detaj nga lufta, duke thënë se me këngën “Djali i Kosovës”, të Edona Llalloshit luftëtarët përgatiteshin për front.

“Me këngën “Djali i Kosovës” të Edona Llalloshit, e nisnin ditën luftëtarët e lirisë që po përgatiteshin për në front, ushtaret e UÇK’s në QSU Papaj, Tropoje.
Detajet që na frymëzonin në ato kohëra, na bashkojnë fort me protagonistët.
I nderuar dhe i lumtur që me Edonen dhe prindërit e saj, sot shijuam mbrëmjen në Prizrenin e bukur”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/