Anton Quni-Dimal Bashës: Je i papërgatitur për punët e ushtrisë, të duhet kurs bazik

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, ku para deputetëve ka raportuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në këtë mbledhje janë ngritur disa problematika, ndër to largimi i ushtarëve të FSK-së dhe mungesa e ushqimit të shumëllojshëm për ta. Me këtë rast, deputeti i VV-së Dimal…

Lajme

08/10/2024 13:51

Në Kuvendin e Kosovës sot është zhvilluar mbledhja e radhës e Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, ku para deputetëve ka raportuar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në këtë mbledhje janë ngritur disa problematika, ndër to largimi i ushtarëve të FSK-së dhe mungesa e ushqimit të shumëllojshëm për ta.

Me këtë rast, deputeti i VV-së Dimal Basha në fjalën e tij tha se shifrat e atyre që largohen është 3 për qind e që sipas tij kjo është më e ulëta në rajon.

Përpos kësaj, Basha bëri edhe një krahasim në mes Kosovës dhe Amerikës, duke thënë se SHBA-të kanë shumë largim të ushtarëve, madje më shumë se sa në Kosovë.

E pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Anton Quni.

Ish-ministri i FSK-së, Quni duke e kontestuar atë çfarë krahasoi Basha, tha se deputeti Dimal Basha ka nevojë për kurse bazike të cilat lidhen me ushtrinë, meqë është aq i papërgatitur në këtë fushë, transmeton lajmi.net.

“E kuptoj që për ty s’është shqetësuese, sepse s’je i përgatitur Dimal. Duhet me të dërgua në kursin bazik të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka thënë Quni.

Përpos kësaj, deputeti Quni vazhdoi deklarimin duke i thënë deputetit Basha që të dëgjojë./Lajmi.net/