Anton Çuni akuzon rëndë Thaçin dhe Veselin: Dua t’ju shoh prapa grilave!
Deputeti i LDK-së, Anton Çuni ka kritikuar ashpër Kadri Veseli dhe Hashim Thaçin. Për herë të parë, ky deputet bën këso akuzash edhe pse ka vite që është në Kuvend.

Lajme
Ai ka akuzuar edhe PDK-në duke thënë se është kjo parti që qëndron prapa mocionit të votëbesimit, shkruan lajmi.net.
Ju zotëri Veseli vini nga një formacion shumë i dyshimtë. Jeni të bindur se në finale do të demaskoheni dhe qytetarët do të kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, nuk jeni për zhvillim ekonomik, për stabilitet politik e as për familjen e madhe evropiane sepse keni frikë nga përgjegjësia e madhe qytetare. Keni frikë se nuk keni kontroll në veri, frikësoheni se pse u zhvilluan celulat e terrorizmit. Ju duhet të jepni përgjegjësi. LDK, e cila është garanca më e fuqishme, do të jetë këtu dhe do të ballafaqohemi me ju edhe në betejat e ardhshme. Mos mendoni se jeni fitimtarë se në finalen e madhe do të dilni humbës”, deklaroi deputeti Çuni.
“Janë njerëzit si Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi që me detyrojnë të qëndrojë në Kuvend”, ka thënë Çuni, duke shtuar se do të qëndrojë në këtë Kuvend deri sa Thaçin e Veselin t’i sheh prapa grilave. /Lajmi.net/