Ante Rebic dhe Rade Krunic me COVID-19

Pak orë para ndeshjes AC Milan - Juventus, "Rossonerët" kanë konfirmuar dy raste me COVID-19.

Sport

06/01/2021 12:50

Sulmuesi Ante Rebic dhe mesfushori Rade Krunic kanë dal pozitiv në testet e fundit, përcjellë lajmi.net.

Dy lojtarët nuk kanë simptoma dhe janë izoluar në shtëpi, derisa të gjithë pjesëtarët e tjerë kanë dal negativ.

Milani e ka konfirmuar këtë përmes një komunikate.

Sidoqoftë, pavarësisht rasteve, përballja pritet të zhvillohet./Lajmi.net/