Anonymous prishë sistemin e shërbimit sekret të Izraelit

Grupi hacktivist Anonymous ka raportuar se e ka sulmuar webfaqen zyrtare të Agjencisë Intelegjente të Izraelit, në shenjë paknaqësie ndaj vrasjeve të ushtrisë izraelite në Gaza, që rezultoi në qindra vdekje të civilëve.

Auto & Tek

10/08/2014 19:25

Grupi i ‘hacktivistëve’ ishin në gjendje që të shuajnë webfaqen e Mossad-it përmes sulmit DDoS herët në mëngjes, thotë një deklaratë e grupit të hakerëve në Twitter.

Anonymous tashmë ka cak edhe një numër të madh të organizatave izraelite, si pjesë e kampanjës së titulluar “Operacioni për shpëtimin e Gaza-së” në mision për të ndalur këtë ‘masakër’.

Anonymous ka marrur përgjegjësitë për sulmimin e shumë faqeve të qeverisë izraelite pas vrasjes së njërit prej antarëve të organizatës.

Antari i quajtur Tayeb Abu Shehada, një 22 vjeçar, ishte vrarë gjatë një proteste në fshatin e Huwwara në West Bank nga forcat izraelite vikendin e kaluar.

Grupi hacktivist ka lansuar një kampanjë hakuese ndaj qeverisë izraelite të quajtur “Operacioni të shpëtojmë Gaza-në”, ku që nga 7 korriku Anonymous ka marrur mijëra webfaqe të izraelit duke përfshirë atë edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Tel Aviv Police.

“Jemi duke bërë thirrje mbi gjithë kolektivin e Anonymous, dhe grupeve elite të hakerëve, që t’i bashkohen kryqëzatës tonë, dhe të bëjmë një luftë kibernetike ndaj shtetit të Izraelit njëherë e mirë”, thoshte në një qëndrim publik grupi të premten.

Qeveria izraelite nuk ka dhënë ende ndonjë koment për këto sulme.