Ankimuan masat e sigurisë, sot seanca për Metën e Kryemadhin

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri mbahet sot seanca në lidhje me ankimimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetes Monika Kryemadhi. Në seancën e sotme në Apelin e Posaçëm janë të pranishëm të dy ankuesit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa SPAK përfaqësohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir…

Lajme

19/11/2024 13:20

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme në Shqipëri mbahet sot seanca në lidhje me ankimimin e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Në seancën e sotme në Apelin e Posaçëm janë të pranishëm të dy ankuesit, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ndërsa SPAK përfaqësohet nga prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Meta ka ankimuar kundër masës së sigurisë “Arrest me burg”, nën arsyetimin se nuk ekziston rrezik që të prishë provat dhe se nuk rrezikohet arratisja e tij. Ndërkohë, Kryemadhi ka ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. /A2cnn