Anketa e UNDP-së: Anketuesit e vlerësojnë lartë Osmanin, Kurti më pak

UNDP ka treguar sot një anketë të gjerë sa i përket disa temave që ka formuluar në pyetësorin e tyre. Temat kanë të bëjnë me kënaqshmërinë e punës së ekzekutivit, çështjet ekonomike dhe sociale, shkruan lajmi.net. Në këtë anketë janë përfshirë gjithsej 1307 të anketuar nga të gjitha komunitet etnike në Kosovë. Sipas këtij raporti,…

Lajme

28/02/2024 16:04

UNDP ka treguar sot një anketë të gjerë sa i përket disa temave që ka formuluar në pyetësorin e tyre.

Temat kanë të bëjnë me kënaqshmërinë e punës së ekzekutivit, çështjet ekonomike dhe sociale, shkruan lajmi.net.

Në këtë anketë janë përfshirë gjithsej 1307 të anketuar nga të gjitha komunitet etnike në Kosovë.

Sipas këtij raporti, 41.8% të anketuarve janë shprehur të kënaqur me punën e ekzekutivit, 48.9 % të anketuarve janë të kënaqur me punën e kryeministrit, 38.7 % me punën e Kuvendit, 52.2 % me punën e Kryetarin të Kuvendit dhe 56.6 % me Presidenten, që ka kënaqshmërinë më të madhe.

“Kënaqshmëria me punën e kabinetit ekzekutiv është shënuar në 41.8%, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit është shënuar në 48.9%. Kënaqshmëria me Kuvendin ishte 38.7% ndërsa kënaqshmëria me Kryetarin e Kuvendit ishte 52.2%.  Kënaqshmëria me Presidenten është regjistruar në 56.2%.”

Sa i përket ekonomisë, anketuesit kanë dhënë përgjigje të ndryshme dhe sipas anketuesve 28.6 % kanë thënë se papunësia është problemi më i madh ekonomik.

“Tre çështjet kryesore më të raportuara gjatë kësaj ankete ishin varfëria (28.6%), papunësia (19.2%) dhe çmimet për artikuj të domosdoshëm (8.9%). Shërbimet e kujdesit shëndetësor (8%) dhe problemet e hapësirës urbane (3.8%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara.”

Në siguri, anketuesit treguan për rënie të sigurisë në vend, ndërsa meshkujt u treguan më të sigurt se femrat krahas situatës së sigurisë.

“Gjetjet treguan një rënie në ndjenjën e sigurisë në mesin e të anketuarve me 79.73% që ndiheshin të sigurt kur ishin jashtë në rrugë. Të dhënat e zbërthyera sipas gjinisë treguan se më shumë meshkuj (80%) sesa femra (78.9%) deklaruan se ndihen të sigurt kur janë jashtë.”

Nga komuniteti serb, 37.6 % janë ndjerë të sigurt kur janë jashtë në rrugë, ndërsa tek shqiptarët theksohet një siguri shumë më e madhe me 80.8 %.

“37.6% e serbëve të Kosovës deklaruan se ndjehen të sigurt kur janë jashtë në rrugë (6.2% deklaruan se ndjehen shumë të sigurt, ndërsa 31.4% deri diku të sigurt). 80.8% e shqiptarëve të Kosovës raportuan se ndjehen të sigurt (me 25.1% që ndjehen shumë të sigurt dhe 55.7% ndjehen deri diku të sigurt). Sa i përket komuniteteve tjera të Kosovës, 80% kanë raportuar se ndjehen të sigurt (me 12.5% që ndjehen shumë të sigurt dhe 67.5% ndjehen deri diku të sigurt).”

20.23 % të anketuarve ishin shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin ekonomik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht.

“Një rritje pozitive në perceptimin e njerëzve për drejtimin ekonomik është vërejtur në anketën e opinionit të nëntorit 2023. Gjithsej 20.23% ishin shumë të kënaqur ose të kënaqur me drejtimin ekonomik drejt të cilit po shkon Kosova aktualisht.

Tek korrupsioni anketuesit kanë treguar se gjykatat janë institucioni më i korruptuar në Kosovë.

“Ndryshimet më të mëdha sa i përket perceptimit të korrupsionit në shkallë të gjerë janë vërejtur në institucionet në vijim: Policia e Kosovës (nga 7.3% në 17.9%) dhe Komunat (nga 15.8% në 21.7%). Një rënie pozitive në perceptimin e korrupsionit në shkallë të gjerë është vërejtur në gjykata (nga 37.7% në 28.8%).”

Anketuesit perceptimin për shkallën e korrupsionit e treguan nga përvojat e tyre personale.

“63.7% e të anketuarve kanë theksuar se informacioni përmes mediave është se si ata e vlerësojnë praninë e korrupsionit në shkallë të gjerë në Kosovë, ndërsa gjithsej 30.5% e të anketuarve kanë deklaruar se bisedat me të afërmit dhe miqtë kanë formuar bazën e opinionit të tyre lidhur me shtrirjen e korrupsionit. Vetëm 5.5% e të anketuarve pohuan se përvojat personale formësuan perceptimin e tyre për korrupsionin në shkallë të gjerë.” /Lajmi.net/