Ankesa se ndërtimi i rrugës po bëhet ngadalë në një rrugë në Mitrovicë

Rruga “Ali Zeneli” në Mitrovicë mbetet në gjendje të keqe. Qytetarët nuk kanë shpresa se rruga do të përfundohet së shpejti, ndërsa nga Komuna thonë se punimet janë në fazën përfundimtare. Rruga “Ali Zeneli” në qendër të Mitrovicës është vështirë e kalueshme me automjete. Por hiq më lehtë nuk mund të qarkullohet me mjete të…

Lajme

03/11/2024 23:31

Rruga “Ali Zeneli” në Mitrovicë mbetet në gjendje të keqe. Qytetarët nuk kanë shpresa se rruga do të përfundohet së shpejti, ndërsa nga Komuna thonë se punimet janë në fazën përfundimtare.

Rruga “Ali Zeneli” në qendër të Mitrovicës është vështirë e kalueshme me automjete. Por hiq më lehtë nuk mund të qarkullohet me mjete të tjera, e as në këmbë.

Kjo rrugë ka mbetur në gjendje të mjerueshme që më shumë se një dekadë. Ndonëse punimet po vazhdojnë, qytetarët shprehen skeptikë se rruga do të rregullohet së shpejti.

Nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit në Komunën e Mitrovicës, thonë se punimet janë në fazën përfundimtare.

“Projekti i ‘Ali Zenelit’ është një nga projektet kyçe në planifikimin e Drejtorisë së Urbanizmit. Jemi në fazën përfundimtare të kyçjes së rrugës ku kemi arrit edhe muajin e kaluar me e bë shpronësimin e asaj zone. Besoj që brenda një muaji duhet të bëhet komplet infrastruktura e përfunduar edhe kyqja prej rreth rrotullimit kryesor të qendrës. Varet edhe prej kushteve atmosferike se jemi ne sezonën e vjeshtës dhe reshjet mund të na ndalojnë punimet”, tha për RTK, Edison Tërnava, drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim në Mitrovicë.

Sipas tij, po punohet intensivisht që brenda një muaji të bëhet kyçja nga rreth rrotullimi kryesor dhe që rruga të jetë e qarkullueshme.