Ankesa e Listës Serbe në Kuvend, Basha beson se nuk do të ketë masë të përkohshme: Partitë shqiptare të bashkëpunojnë mes vete
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur sot për Gjykatën Kushtetuese dhe mundësinë që ajo të caktoj një masë të përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit. Ai tha se nuk beson që do të ketë masë të përkohshme, ndërsa ka kërkuar nga partitë shqiptare…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka folur sot për Gjykatën Kushtetuese dhe mundësinë që ajo të caktoj një masë të përkohshme, pas ankesës së Listës Serbe për zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit.
Ai tha se nuk beson që do të ketë masë të përkohshme, ndërsa ka kërkuar nga partitë shqiptare që të gjejnë vullnet e të bashkëpunojnë mes vete.
“Unë nuk mendoj se Gjykata Kushtetuese ka rast. Kjo u dëshmua herën e fundit, kur e fitoi një të drejtë kushtetuese zonja Emilja Rexhepi. Një e drejtë kushtetuese është vendimi i Kuvendit, tani me Nenad Rashiq dhe zonja Emilija Rexhepi si nënkryetarë të Kuvendit. Kjo pas shterimit të të gjitha opsioneve që ofron rregullorja e Kuvendit, dhe do të ishte komplet absurde me mendu që t’i refuzohej e drejta e një nënkryetari që i takon komunitetit serb, i cili përfaqëson komunitetin serb dhe është në linjë me rregulloren e punës së Kuvendit. Prandaj, unë nuk besoj se do të ketë masë të përkohshme, megjithatë do të dërgojmë komentet tona. Por Gjykata do ta injorojë këtë plotësisht, sepse nuk ka asnjë argument të vetmin”, ka thënë Basha.
Ai nuk ka treguar nëse i kanë numrat apo jo për formimin e Qeverisë.
“A i kanë numrat? Kjo varet nga mandatari që janë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe afati është deri të dielën, kështu që duhet ta kalojmë deri të dielën për të parë se kur do të thirret seanca dhe si do të procedohet”, tha ai.