Ankandi i çuditshëm shet gjësendet personale të Hitlerit – Nga kutia e cigareve e deri te krehri i flokëve

Gjësendet e tij janë shitur deri në vlerë $30,000.

Fun

21/04/2021 10:01

$29,000 për një kuti cigaresh dhe $19,000 për një brushë flokësh; çmimet e gjësendeve personale të Hitlerit po që arritën shifra të larta, shkruan lajmi.net.

8 gjësende që kanë qenë personale të diktatorit të mëparshëm nazist janë shitur të dielën, dhe shumë njerëz nuk e pritën mirë këtë ankand.

Shumë e quajtën një festim mizorë të regjimit të Hitlerit dhe thanë se është njësoj sikur të pështysh në varret e njerëzve që dhanë jetën në luftën kundër nazistëve.

Ndër gjërat e shitura ishin një pasqyrë dore prej metali, që u shit për $15,000, një pjatë për salcë $11,500, dhe një brushë për pastrim të këpucëve $13,000.

Seti i tij i tryezës u shit për $25,000, piruni që i përkiste Eva Braun, të dashurës së Hitler u shit për $3,800 etj.

Secila nga gjësendet kishte të gdhendur simbolin nazist dhe inicialet AH. Shitja u kritikua shumë, pasi që u quajt festim i regjimit mizor dhe vrasjeve e torturave masive.

Një kundërshtues i këtij ankandi tha se nëse Hitleri do ishte gjallë sot, ai do të falënderonte ankandin që po e feston regjimin e tij, dhe do të ishte i lumtur që legacia e tij po promovohej në Australi.

Shitjet e gjësendeve të tilla janë të ndaluara strikt në Evropë, dhe mund të dënohet edhe me burgim. /Lajmi.net/