Anjeza Shahini rikthehet me këngë të realizuar në shëpi

Anjeza Shahini është rikthyer me këngë të re.

ShowBiz

28/04/2020 17:16

Anjeza Shahini ka kohë që nuk ka qenë aktive me këngë të re, pasi i është përkushtuar tërësisht familjes, shkruan lajmi.net.

Por, pandemia e bëri atë që të kthehet me këngë të re, të cilën e kishte realizuar kohë më parë, por kishte pritur momentin për ta publikuar.

Për tekstin dhe muzikën u kujdes Alberto, ndërsa videon e ka realizuar në kushte shtëpie me telefon.

“Një video në kushte shtëpie, ndërkohë që Tori flinte. E kemi regjistruar këtë këngë disa kohë më parë, por pikërisht tani që jeta duket sikur ka ndaluar, u inspiruam ti jepnim jetë kësaj kënge, duke dhënë një prespektive të asaj që po kalojmë secili në shtëpitë tona. Shpresoj t’ju pëlqejë ?”, ka shkruar Anjeza, teksa njoftoi për projektin e ri. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B_h1yCgpq5v/