Anija hapësinore e SpaceX shpërthen në zjarr pas 6 minutave fluturim
SpaceX ka lëshuar anijen hapësinore disa kilometra në ajër në Teksas të mërkurën, por me sa duket fluturimi shkoi keq.
Auto & Tek
Pas një nisje të suksesshme, fluturimi testues zgjati rreth 6 minuta e gjysmë, por ulja përfundoi në një shpërthim gjigant, raporton “Metro”.
Ky ishte fluturimi më i gjatë dhe i elaboruar deri më tani për raketën 162 milionë dollarësh, që Elon Musk tha se mund të dërgonte njerëz në Mars brenda 6 viteve fluturim, transmeton lajmi.net.
Prototipi më i fundit u ngrit deri në 12.5 kilometra. Kjo është 100 herë më lartë se testimet e kaluara dhe në këtë testim raketa doli nga stratosfera.
Anija me gjatësi 50 metra dhe diametër 9 metra, fluturoi mbi Teksas, dhe pas diku 5 minutash, u rrotullua në krah siç ishte e planifikuar për ulje.
Ulja u bë në kufi me Meksikën, por gjatë uljes flakët përfshinë raketën dhe shpërtheu duke hedhur copat anë e mbanë.
E gjitha kjo zgjati 6 minuta e 40 sekonda. Elon Musk tha se nuk kishte pritshmëri të larta për sukses të këtij testimi. Më herët gjatë javës, ai kishte thënë se gjasat që fluturimi të jetë i suksesshëm janë një në tre. /Lajmi.net/