Angli – Kosovë, sot fillon shitja e biletave

Ndonëse ishte paraparë që biletat e ndeshjes Angli – Kosovë për sektorin e tifozëve të Kosovës të dilnin në shitje më 17 qershor, Federata e Futbollit e Anglisë e ka njoftuar FFK-në se një gjë e tillë ka qenë e pamundur të realizohet për çështje teknike.

Sport

19/06/2019 08:55

Kësisoj, shitja e biletave do të fillojë sot.

Ndeshja Angli – Kosova, do të zhvillohet më 10 shtator në “St. Mary’s Stadium“ në Southampton, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Çmimi i një bilete është 35 funte dhe një person ka të drejtë t’i blejë deri në pesë bileta.

Biletat mund të blihen online në linkun e mëposhtëm, të cilën e ka vënë në dispozicion Federata Angleze e Futbollit. /Lajmi.net/

Biletat mund t’i blini duke klikuar KËTU