Anglezët vazhdojnë të mahniten me mikpritjen nga shqiptarët e Kosovës

Mediet angleze, lojtarët dhe tifozët në Angli, po vazhdojnë t’i japin jehonë pritjes që Kosova i ka bërë Kombëtares së Anglisë dhe tifozëve anglezë, në ndeshjen kualifikuese që u zhvillua të dielën në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sport

19/11/2019 23:10

“Pas racizmit dhe përshëndetjeve naziste në Bullgari dhe Mal të Zi, ne patëm një pritje shumë të ndryshme në Kosovë, pasi vendasit mirënjohës na paguanin birra, tundnin flamujt anglez dhe falënderuan çlirimtarët e tyre”, shkruan sot Dailymail.

Kosova u mposht nga Anglia me rezultat 0-4, kjo nuk e ka zbehur respektin dhe duartrokitjen e tifozëve të Kosovës për lojtarët anglez, e cila gjë nuk mund të haset diku tjetër, që kombëtarja kundërshtare të pritet me kaq dashuri dhe respekt.

Sipas medieve angleze, veç flamujve anglez që mbanin në duar tifozët e Kosovës, ata respektin e filluan edhe me prezantimin e lojtarëve të Anglisë dhe intonimin e himnit anglez.

“Ishin më shumë se të lumtur që mbanin flamujt e Anglisë dhe mbanin lulëkuqe në këmishët e tyre. Kudo shfaqin flamujt e Kosovës dhe Anglisë, banderolën ‘Welcome – Mirëseardhja dhe respekt’, përpara lojës kualifikuese të së dielës për Euro 2020 dhe në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, shkruam Dailymail. /Lajmi.net/