Anëtarja e VV-së e bindur se në zgjedhjet lokale do të ketë rritje të komunave që do të udhëhiqen nga partia e saj
Lëvizja Vetëvendosje pret që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të rrisë numrin e komunave me të cilat do të udhëheqë vetë ajo. Anëtarja e kësaj partie, deputetja, Arbëreshë Kryeziu tha se LVV-ja është e përgatitur se kurrë për zgjedhjet lokale dhe se ditëve vijuese do të bëhen të ditura të gjitha kandidaturat për kryetar…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje pret që në zgjedhjet lokale të 12 tetorit të rrisë numrin e komunave me të cilat do të udhëheqë vetë ajo.
Anëtarja e kësaj partie, deputetja, Arbëreshë Kryeziu tha se LVV-ja është e përgatitur se kurrë për zgjedhjet lokale dhe se ditëve vijuese do të bëhen të ditura të gjitha kandidaturat për kryetar komunash.
“Ne tashmë jemi duke udhëhequr me katër komuna qysh prej fillimit të këtij mandati dhe kemi dy komuna ne veri, dhe sigurisht që përpos këtyre presim të rrisim numrin e komunave qe do të udhëhiqen nga LVV-ja sepse këto katër komuna kane qenë shembuj të qeverisjes së mirë…Ne besojmë se ky përfaqësim i komunave do të rritet sepse do të ketë kandidatë të jashtëzakonshme për të parin e komunave dhe për të bërë punë të jashtëzakonshme për qytetarët. LVV-ja ka nisur nominimin e kandidaturave për kryetar komunash…Ditëve vijuese do të shkojë duke u rritur numri i kandidaturave pasi që jemi të përgatitur t’i nënshtrohemi këtij procesi të zgjedhjeve lokale e sidomos në komunat ku ka qeverisur jemi më të përgatitur se asnjëherë që të hyjmë në zgjedhje dhe ta rikthejmë pushtetin lokal. Po punojmë intensivisht, dhe besoj shumë shpejtë do të përfundojnë të gjitha kandidaturat që do jenë në garë për zgjedhje lokale nga LVV-ja. Secili kandidat është risi në vete. Ka komuna qe duan të ndryshojnë pushtetet” ”, tha Kryeziu në rtv21.
Gjatë ditës KQZ-ja njoftoi për përfundimin e afatit për partitë politike për deklarim të koalicioneve zgjedhore për pjesëmarrje në zgjedhje lokale. Vetëm dy subjekte politike paraqiten koalicionet.