Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj: Kilogrami i specit importohet në Kosovë për 1.50 euro, shitet në treg me 4.99 euro
Rritje ekstreme të çmimeve në produktet bazike në Kosovë pati gjatë gjithë muajve të fundit. Rritja më e madhe e çmimeve po vërehet në produktet ushqimore e higjienike. Madje shqetësuese ishte fakti se çmimet tejet të larta përfshijnë edhe pemët dhe perimet që janë thelbësore për çdo njeri, transmeton lajmi.net. E në lidhje me këtë…

Lajme
Rritje ekstreme të çmimeve në produktet bazike në Kosovë pati gjatë gjithë muajve të fundit.
Rritja më e madhe e çmimeve po vërehet në produktet ushqimore e higjienike.
Madje shqetësuese ishte fakti se çmimet tejet të larta përfshijnë edhe pemët dhe perimet që janë thelbësore për çdo njeri, transmeton lajmi.net.
E në lidhje me këtë anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Ferizaj, Janina Ymeri ka pyetur se si ka mundësi që import ii specave të freskët bëhet për 1.24 cent në kilogram kurse në treg qytetarët duhet t’i blejnë ato me 4.99 euro.
Postimi i plotë:
Çmimi i Specave
A është i lartë çmimi i importit të specave – apo vetëm çmimi për ne si blerës?
Kosova aktualisht nuk ka prodhim vendor për specat.
Por sipas të dhënave publike nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për speca të freskët është vetëm 1.24 € për kilogram, Janar dhe Shkurt 2025.
Edhe për specat që vijnë nga Turqia – vendi prej nga importohet më së shumti – kur përfshihen të gjitha taksat (doganore + TVSH), çmimi total i importit është rreth 1.55 €/kg.
Edhe nëse marrim transportin – ky çmim nuk e arsyeton çmimin që po na ofrohet sot në treg: deri në 4.99 € për kilogram.
Kjo është një pyetje publike për:
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës
Nëse këto të dhëna qëndrojnë, apo ka ndonjë version tjetër zyrtar për këtë dallim kaq të madh, është momenti të sqarohet.
Përndryshe, del që çmimi është “stratosferik” vetëm sepse ka kush paguan. Paguajmë ne sigurisht. Thënë ndryshe “i ha pazari”.