Anëtari i LDK në Lipjan: Kërkesa për dorëheqjen e Abdixhikut erdhi nga aktivistët dhe qytetarët
Armend Grajqevci nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka reaguar lidhur me zhvillimet në këtë parti, duke thënë se, kërkesa për dorëheqjen ndaj Lumir Abdixhiku ‘’nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture’’. Grajqevci, në postimin e…
Lajme
Armend Grajqevci nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Lipjan, ka reaguar lidhur me zhvillimet në këtë parti, duke thënë se, kërkesa për dorëheqjen ndaj Lumir Abdixhiku ‘’nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture’’.
Grajqevci, në postimin e tij, ka theksuar se, Imri Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm dhe nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kryesisë Qendrore, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit 2025, dhe se, i njëjti, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë dhe të kryetarëve të nëndegëve, ka ofruar edhe mundësinë e dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Degës, por kjo u refuzua unanimisht me insistimin e të pranishmëve.
‘’Si reflektim ndaj rezultatit zgjedhor, Kryesia e Degës vlerësoi unanimisht se nevojitet reflektim në të gjitha nivelet organizative të LDK-së’’, ka thënë Grajqevci mes tjerash.
Postimi:
Të nderuar miq, si anëtar i kryesisë së degës së LDK-së në Lipjan, ndjej obligim që kjo situatë të sqarohet.
Si parti që në themelin e saj ka demokracinë, në mbledhjen e kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit. Kërkesa për dorëheqjen e z. Lumir Abdixhiku nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture.
Kryetari Imri Ahmeti, siç e dini, ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm dhe nuk ka pranuar të jetë pjesë e Kryesisë Qendrore, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve të dhjetorit 2025. Po ashtu, në mbledhjen e djeshme të Kryesisë dhe të kryetarëve të nëndegëve, ai ofroi edhe mundësinë e dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Degës, por kjo u refuzua unanimisht me insistimin e të pranishmëve.
Si reflektim ndaj rezultatit zgjedhor, Kryesia e Degës vlerësoi unanimisht se nevojitet reflektim në të gjitha nivelet organizative të LDK-së.
Andaj, kjo shtëpi e vjetër e demokracisë respekton fjalën e aktivistit dhe fjalën e votuesit të saj tradicional. Respektojeni edhe ju.