Anëtari i AAK-së e pranon: Mustafa nuk mund të tërheq nënshkrimet

Muharrem Nitaj, anëtari i Kryesisë së AAK-së thotë se nënshkrimet e palës kosovare të marrëveshjes së arritur në Bruksel, nuk mund të tërhiqen.

Lajme

16/10/2015 22:55

Por, ai ka një ide tjetër. Thitë se duhet pezulluar marrëveshja.

“Nuk mund të tërhiqen nënshkrimet por duhet të pezullohen. Mustafa duhet të thotë se klima politike nuk është e përshtatshme në Kosovë dhe të kërkojë pezullimin e nënshkrimeve, këtë e kuptojnë ndërkombëtarët”, tha ai në Debat në RTK./ lajmi.net