Android ia kalon iPad’it

Nuk është lajm që Android e ka marrë shumicën e tregut të pajisjeve të mençura, por në tremujorin e tretë të vitit 2013, Android duket se ka arritur të marrë një titull tjetër nga Apple: përfitimet më të shumta nga shitjet e tabletëve në një tremujor. Analistja në Morgan Stanley, Katy Huberty, llogariti që tabletët…

Auto & Tek

16/11/2013 19:00

Nuk është lajm që Android e ka marrë shumicën e tregut të pajisjeve të mençura, por në tremujorin e tretë të vitit 2013, Android duket se ka arritur të marrë një titull tjetër nga Apple: përfitimet më të shumta nga shitjet e tabletëve në një tremujor.

Analistja në Morgan Stanley, Katy Huberty, llogariti që tabletët që përdorin Android janë duke sjell më tepër fitime se sa iPad-ët duke u bazuar në shifrat e IDC-së për muajin tetor, që paraqiti mjaft pak rritje vit-për-vit për iPad-ët dhe një humbje të madhe të tregut botëror.

“Për herë të parë, pajisjet me Android morën një prani më të madhe të tregut sa i përket përfitimeve se sa iOS”, shkroi Huberty në një shënim për klientët e saj.

“Përqindja e përfitimeve nga Android arriti 46.2% në tremujorin e tretë të 2013-ës, për herë të parë duke e tejkaluar iPad-in me 45.6%. Prania e njësive me Android u rrit në 66.7% nga 58.5% një vit më parë, që është udhëhequr kryesisht nga Samsung dhe Lenovo, ndërsa prania e iPad-it ra në 29.7 për qind nga 40.2%.”

Megjithëse Androidi ka arritur fitore, shitjet e iPad-ëve mund të pësojnë rritje të mëdha gjatë fundvitit me lëshimin e iPad Air dhe Retina iPad mini. Një gjë e cila mund ta parandalojë Apple-n në arritjen e shitjeve të shumta është rreziku për mungesë të furnizimeve.