Andrea Pirlo dëshiron transferimin e yllit të Manchester Unitedit të Juventusi

Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo është duke shpresuar të rikthejë mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba në Torino në afatin veror të ardhshëm.

Sport

02/11/2020 10:47

“Bianconerët” ishin duke konsideruar transferimin e francezit këtë vit, por planet ndryshuan shkaku i pandemisë së koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale Pogbas i skadon në vitin 2022 dhe deri me tani nuk ka treguar dëshirën për të rinovuar kontratën.

Sipas TuttoJuvo, Pirlo ëndërron për rikthimin e Pogba-s të gjiganti italian, që do ishte ndihmë e madhe.

Thuhet se Pogba do pranojë edhe zvogëlimin e pagesës për t’iu ribashkuar “Zonjës së Vjetër”, por situatën është duke e monitoruar edhe Real Madrid-i.

Sidoqoftë, për “Los Blancos” prioritet mbetet talenti i Rennes, Eduardo Camavinga./Lajmi.net/