Ancelotti tregon taktikat për ndeshjen ndaj Atleticos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se skuadra e tij do të luajë me sistemin 4-4-2, në derbin e nesërm kundër Atletico Madridit.

Sport

12/09/2014 18:10

Ancelotti ka thënë se sistemi 4-4-2, është një sistem me të cilin skuadra e tij u mbrojt mjaft mirë në fundin e sezonit të kaluar.

“Unë nuk do të tregojë formacionin zyrtar të këtij takimi pasi kam disa dyshime në disa lojtarë”.

“Ne duhet të harrojmë atë se çfarë ndodhi në Anoeta. Ishte një mësim i mirë për skuadrën tonë”.

“Ne jemi duke shikuar të vendosim një ekuilibër ndërjmet stilit dhe baraspeshës, gjë që na ka sjellë neve shumë rezultate të mira”.

“Ne jemi të bindur se do ta gjejmë një gjë të tillë shumë shpejtë. Në pjesën finale të sezonit të kaluar, ne u mbrojtëm me formacionin 4-4-2. Ne do tentojmë të bëjmë të njëjtën gjë tani, pasi nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë stilin”.

“Balancë do të thoë kur ke një skuadër e cila di të mbrohet dhe të sulmoj mirë”, përfundoi Ancelotti.