Ancelotti, trajneri i vitit nga IFFHS

Carlo Ancelotti është shpallur trajneri më i mirë në botë në nivelin e klubeve për vitin 2014 nga Instituti për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS).

Sport

21/01/2015 13:56

Instituti për Histori dhe Statistika në Futboll (IFFHS), ka shpallur Carlo Ancelottin si trajnerin më të mirë për vitin 2014, në nivelin e klubeve.

Strategu italian udhëhoqi Real Madridin drejt triumfit në Ligën e Kampionëve, dhe ai doli i pari në renditjen e IFFHS-s, para rivalit nga La Liga, Diego Simeone.

Ancelotti kryesoi me 169 pikë, kurse Simeone mblodhi 139. I treti përfundoi Pep Guardiola, i cili me Bayern Munichun u shpall kampion i Bundesligës. Por, ai pati distancë të konsiderueshme me dy të parët, pasi ka vetëm 76 pikë.

Top 10:

1. Carlo Ancelotti (Real Madrid) 169 pikë

2. Diego Simeone (Atletico) 139

3. Pep Guardiola (Bayern) 76

4. José Mourinho (Chelsea) 15

5. Unai Emery (Sevilla) 11

6. Manuel Pellegrini (M. City) 8

7. Jürgen Klopp (Borussia D.) 7

8. Antonio Conte (Juventus) 6

9. Koeman (Feyenoord/Southampton) 3

10. Rudy García (Roma) 2