Ancelotti: Të gjithë presin gabimin tonë dhe shpresojmë që nuk do të ndodh

Carlo Ancelotti shpreson që ekipi i tij mos të gabojë në garën për titull të La Ligas.

Sport

16/04/2022 20:10

Real Madridi do të përballet me Sevilla, në ndeshjen e xhiros 32 në La Liga.

Përpara ndeshjes trajneri i ‘Los Blancos’ tha se të gjithë janë duke pritur që Real Madridi të gabojë, por ai shpreson që nuk do ndodh diçka e tillë.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për t`u rikuperuar, jemi mirë dhe duam të luajmë një lloje të mirë.

Duhet të fitojmë të shtojmë pikë, pasi La Liga ende nuk është fituar.

Të gjithë presin gabimin tonë dhe shpresojmë që nuk do të ndodh”, th Ancelotti në konferencën për shtyp, përcjell lajmi.net.

Ndeshja në mes Sevilla dhe Real Madrid zhvillohet nesër (e diel), me fillim nga ora 21:00.

Real Madridi është lider në La Liga, kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të këtij sezoni, mbetet të shihet se a do të bëjnë gabime lojtarët madrilenë, apo do shpallen kampionë./Lajmi.net/