Ancelotti: Ronaldo ka filluar gjuetinë për Topin e Artë të radhës
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka paralajmëruar lojtarët e tjerë, duke thënë se superylli i skuadrës së tij, Cristiano Ronaldo ka filluar gjuetinë për Topin e Artë të radhës që nga tani.

Sport
Ronaldo e fitoi Topin e Artë të tretë në karrierën e tij gjatë të hënës, mirëpo Ancelotti ka thënë se portugezi tashmë ka filluar gjuetinë për të fituar dhe Topin e Artë të radhës.
“Nuk do të thotë se Cristiano Ronaldo tash është më i relaksuar pasi që e ka fituar Topin e Artë”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp.,
“Ronaldo nuk e ka festuar këtë sukses. Ne vetëm kemi bërë një fotografi me bashkëlojtarët dhe stafin”.,
“Ronaldo tashmë do të jetë duke menduar për Topin e Artë të radhës që nga ndeshja e nesërme kundër Atletico Madridit”, përfundoi trajneri italian.